PROJEKTI I KUSHTETUTES SE REPUBLIKES SE SHQIPERISE (Janar 1993)


PJESA E PARE -- PARIMET THEMELORE

Neni 1

Republika e Shqiperise eshte shtet unitar, Sovran, i pavarur dhe territori i saj i pandashem.

Neni 2

Kushtetuta eshte Ligji themelor i Republikes se Shqiperise. Populli mbron teresine dhe frymen e kesaj Kushtetute.

Neni 3

Sovraniteti kombetar i perket popullit, i cili e ushtron ate ne format dhe caqet e parashikuara nga Kushtetuta.

Neni 4

Pushtetet ligjvenes, ekzekutiv dhe gjyqsor jane te ndare dhe me vete.

Neni 5

Republika e Shqiperise njeh dhe respekton normat pergjithsisht te pranuara te se drejtes nderkombetare si dhe parimet e normat e traktateve dhe marreveshjeve nderkombetare ne te cilat ben pjese.

Neni 6

Partite marrin pjese ne formulimin e vullnetit politik te popullit nepermjet zgjedhjeve. Ato mund te krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet te perputhet me parimet demokratike. Ndalohet veprimtaria e partive qe rrezikon egzistencen e Republikes se Shqiperise dhe te institucioneve themelore demokratike.

Neni 7

Republika e Shqiperise mbron te drejtat e shtetasve te saj me banim te perkoheshem ose te perhereshem jashte kufijve te saj. Ajo mbeshtet njohjen dhe mbrojtjen e te drejtave kombetare te popullsise shqiptare qe jeton jashte kufijve te Shqiperise.

Neni 8

Republika e Shqiperise nuk ka fe zyrtare. Ndalohet veprimtaria fetare qe rrezikon egzistencen e Republikes ose te institucioneve themelore demokratike.

Neni 9

Pushteti shteteror ushtrohet vetem nga organet e shtetit te krijuara me ligj. Asnje funksion shteteror ose status nepunesie nuk mund te krijohet ose te hiqet vecse me ligj.

Neni 10

Organet shteterore dhe shtetasit kane per detyre te respektojne Kushtetuten dhe ligjet.

Neni 11

Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise sigurojne sovranitetin dhe pavaresine e saj dhe mbrojne teresine tokesore dhe rendin kushtetues te saj.

Neni 12

Ekonomia e vendit bazohet ne parimet e tregut, per aq sa nuk cenohen interesat kombetare.

Neni 13

Shqipja eshte gjuha Zyrtare.

Neni 14

Flamuri kombetar eshte i kuq me nje shqiponje te zeze dy krenore ne mes.

Neni 15

Himni i Shqiperise eshte "Perreth flamurit tone te bashkuar".

Neni 16

Kryeqyteti i Shqiperise eshte Tirana.
<< Përmbajtja >>

Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.