2. Mbarimi i mandatit tė gjyqtarit deklarohet me vendim tė Gjykatės sė Lartė.
Neni 140
Gjyqtari i Gjykatės sė Lartė mund tė shkarkohet nga Kuvendi me dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė tij pėr shkelje tė Kushtetutės, pėr kryerjen e njė krimi, pėr paaftėsi mendore a fizike dhe pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vėrteton se ekziston njė nga shkaqet e mėsipėrme, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.
Neni 141
1. Gjykata e Lartė ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundėr Presidentit tė Republikės, Kryetarit dhe anėtarėve tė Kėshillit tė Ministrave, deputetėve, gjyqtarėve tė Gjykatės sė Lartė dhe gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese.
2. Pėr njėsimin ose ndryshimin e praktikės gjyqėsore, Gjykata e Lartė ka tė drejtė tė tėrheqė pėr shqyrtim nė kolegjet e bashkuara ēėshtje tė caktuara gjyqėsore.
Neni 142
1. Vendimet gjyqėsore duhet tė jenė tė arsyetuara.
2. Gjykata e Lartė duhet t'i botojė vendimet e saj, si dhe mendimet e pakicės.
3. Organet e shtetit janė tė detyruara tė ekzekutojnė vendimet gjyqėsore.
Neni 143
Qenia gjyqtar nuk pajtohet me asnjė veprimtari tjetėr shtetėrore, politike ose private.
Neni 144
Gjykatat kanė buxhet tė veēantė, tė cilin e administrojnė vetė. Ato e propozojnė buxhetin e tyre sipas ligjit.
Neni 145
1. Gjyqtarėt janė tė pavarur dhe u nėnshtrohen vetėm Kushtetutės dhe ligjeve.
2. Kur gjyqtarėt ēmojnė se ligjet vijnė nė kundėrshtim me Kushtetutėn, nuk i zbatojnė ato. Nė kėtė rast, ata pezullojnė gjykimin dhe ia dėrgojnė ēėshtjen Gjykatės Kushtetuese. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese janė tė detyrueshme pėr tė gjitha gjykatat.
3. Ndėrhyrja nė veprimtarinė e gjykatave ose tė gjyqtarėve passjell pėrgjegjėsi sipas ligjit.
Neni 146
1. Gjykatat i japin vendimet nė emėr tė Republikės.
2. Vendimet gjyqėsore shpallen publikisht nė ēdo rast.
Neni 147
1. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė pėrbėhet nga Presidenti i Republikės, Kryetari i Gjykatės sė Lartė, ministri i Drejtėsisė, 3 anėtarė tė zgjedhur nga Kuvendi, si dhe 9 gjyqtarė tė tė gjitha niveleve, tė cilėt zgjidhen nga Konferenca Gjyqėsore Kombėtare. Anėtarėt e zgjedhur qėndrojnė nė detyrė pėr 5 vjet pa tė drejtė rizgjedhjeje tė menjėhershme.
2. Presidenti i Republikės ėshtė Kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė.
3. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, me propozim tė Presidentit, zgjedh nga radhėt e tij njė zėvendėskryetar. Zėvendėskryetari organizon veprimtarinė e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, si dhe kryeson mbledhjet e tij nė mungesė tė Presidentit tė Republikės.
4. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė vendos pėr transferimin e gjyqtarėve, si dhe pėr pėrgjegjėsinė e tyre disiplinore sipas ligjit.
5. Transferimi i gjyqtarėve nuk mund tė bėhet pa pėlqimin e tyre, pėrveēse kur kėtė e diktojnė nevojat e riorganizimit tė sistemit gjyqėsor.
6. Gjyqtari mund tė shkarkohet nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė pėr kryerjen e njė krimi, pėr paaftėsi mendore a fizike, pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit ose pėr pamjaftueshmėri profesionale. Kundėr kėtij vendimi gjyqtari ka tė drejtė tė ankohet nė Gjykatėn e Lartė, e cila nė kėtė rast, vendos me kolegje tė bashkuara.
<< Përmbajtja >>
Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.