3. Rregulloret dhe urdhrat nxirren nė bazė dhe pėr zbatim tė akteve qė kanė fuqi juridike tė pėrgjithshme.
Neni 120
Parimet dhe procedurat pėr nxjerrjen e akteve juridike vendore parashikohen me ligj.
KREU II MARRĖVESHJET NDĖRKOMBĖTARE
Neni 121
1. Ratifikimi dhe denoncimi i marrėveshjeve ndėrkombėtare nga Republika e Shqipėrisė bėhet me ligj nė rastet kur ato kanė tė bėjnė me:
a) territorin, paqen, aleancat, ēėshtjet politike dhe ushtarake;
b) tė drejtat dhe liritė e njeriut, si edhe detyrimet e shtetasve, siē parashikohen nė Kushtetutė;
c) anėtarėsimin e Republikės sė Shqipėrisė nė organizatat ndėrkombėtare;
ē) marrjen pėrsipėr tė detyrimeve financiare nga Republika e Shqipėrisė;
d) miratimin, ndryshimin, plotėsimin ose shfuqizimin e ligjeve.
2. Kuvendi, me shumicėn e tė gjithė anėtarėve, mund tė ratifikojė edhe marrėveshje tė tjera ndėrkombėtare qė nuk parashikohen nė paragrafin 1 tė kėtij neni.
3. Kryeministri e njofton Kuvendin sa herė qė Kėshilli i Ministrave nėnshkruan njė marrėveshje ndėrkombėtare qė nuk ratifikohet me ligj.
4. Parimet dhe procedurat pėr ratifikimin dhe denoncimin e marrėveshjeve ndėrkombėtare parashikohen me ligj.
Neni 122
1. Ēdo marrėveshje ndėrkombėtare e ratifikuar pėrbėn pjesė tė sistemit tė brendshėm juridik pasi botohet nė Fletoren Zyrtare tė Republikės sė Shqipėrisė. Ajo zbatohet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, pėrveē rasteve kur nuk ėshtė e vetėzbatueshme dhe zbatimi i saj kėrkon nxjerrjen e njė ligji. Ndryshimi, plotėsimi dhe shfuqizimi i ligjeve tė miratuara me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit pėr efekt tė ratifikimit tė marrėveshjeve ndėrkombėtare bėhet me tė njėjtėn shumicė.
2. Njė marrėveshje ndėrkombėtare e ratifikuar me ligj ka epėrsi mbi ligjet e vendit qė nuk pajtohen me tė.
3. Normat e nxjerra prej njė organizate ndėrkombėtare kanė epėrsi, nė rast konflikti, mbi tė drejtėn e vendit, kur nė marrėveshjen e ratifikuar nga Republika e Shqipėrisė pėr pjesėmarrjen nė atė organizatė, parashikohet shprehimisht zbatimi i drejtpėrdrejtė i normave tė nxjerra prej asaj.
Neni 123
1. Republika e Shqipėrisė, nė bazė tė marrėveshjeve ndėrkombėtare, u delegon organizatave ndėrkombėtare kompetenca shtetėrore pėr ēėshtje tė caktuara.
2. Ligji me tė cilin ratifikohet njė marrėveshje ndėrkombėtare, siē parashikohet nė paragrafin 1 tė kėtij neni, miratohet me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.
3. Kuvendi mund tė vendosė qė ratifikimi i njė marrėveshjeje tė tillė tė bėhet me referendum.
<< Përmbajtja >>
Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.