KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SE SHQIPĖRISĖ - Tetor 1998


PJESA V - KĖSHILLI I MINISTRAVE

Neni 95

1. Kėshilli i Ministrave pėrbėhet nga Kryeministri, zėvendėskryeministri dhe ministrat.
2. Kėshilli i Ministrave ushtron ēdo funksion shtetėror, i cili nuk u ėshtė dhėnė organeve tė pushteteve tė tjera shtetėrore ose tė qeverisjes vendore.

Neni 96

1. Presidenti i Republikės, nė fillim tė legjislaturės, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emėron Kryeministrin me propozim tė partisė ose koalicionit tė partive, qė ka shumicėn e vendeve nė Kuvend.
2 .Nė qoftė se Kryeministri i emėruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emėron njė Kryeministėr tė ri brenda 10 ditėve.
3. Nė qoftė se edhe Kryeministri i emėruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditėve Kuvendi zgjedh njė Kryeministėr tjetėr. Nė kėtė rast Presidenti emėron Kryeministrin e ri.
4. Kur Kuvendi nuk arrin tė zgjedhė Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikės shpėrndan Kuvendin.

Neni 97

Kryeministri i emėruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet pėr miratim Kuvendit, brenda 10 ditėve, programin politik tė Kėshillit tė Ministrave sė bashku me pėrbėrjen e tij.

Neni 98

1. Ministri emėrohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikės, me propozim tė Kryeministrit, brenda 7 ditėve.
2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditėve nga Kuvendi.

Neni 99

Para fillimit tė detyrės, Kryeministri, zėvendėskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit tė Republikės.

Neni 100

1. Kėshilli i Ministrave pėrcakton drejtimet kryesore tė politikės sė pėrgjithshme shtetėrore.
2. Kėshilli i Ministrave merr vendime me propozim tė Kryeministrit ose tė ministrit pėrkatės.
3. Mbledhjet e Kėshillit tė Ministrave bėhen tė mbyllura.
4. Aktet e Kėshillit tė Ministrave janė tė vlefshme, kur nėnshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.
5. Kėshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhėzime.

Neni 101

Kėshilli i Ministrave, nė rast nevoje dhe urgjence, nėn pėrgjegjėsinė e tij, mund tė nxjerrė akte normative qė kanė fuqinė e ligjit, pėr marrjen e masave tė pėrkohshme. Kėto akte normative i dėrgohen menjėherė Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditėve nėse nuk ėshtė i mbledhur. Kėto akte humbasin fuqinė qė nga fillimi, nė qoftė se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditėve.

Neni 102

1. Kryeministri:
a) pėrfaqėson Kėshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij;
b) koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore tė politikės sė pėrgjithshme shtetėrore dhe pėrgjigjet pėr to;
c) siguron zbatimin e legjislacionit dhe tė politikave tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave;
ē) bashkėrendon dhe kontrollon punėn e anėtarėve tė Kėshillit tė Ministrave dhe tė institucioneve tė tjera tė administratės qendrore tė shtetit;
d) kryen detyra tė tjera tė parashikuara nė Kushtetutė e nė ligje.
2. Kryeministri zgjidh mosmarrėveshjet ndėrmjet ministrave.
3. Kryeministri, nė zbatim tė kompetencave tė tij, nxjerr urdhra.
4. Ministri, brenda drejtimeve kryesore tė politikės sė pėrgjithshme shtetėrore, drejton nėn pėrgjegjėsinė e tij veprimtarinė qė ka nė kompetencė. Ministri, nė zbatim tė kompetencave tė tij, nxjerr urdhra dhe udhėzime.

Neni 103

1. Ministėr mund tė caktohet kushdo qė ka cilėsitė pėr deputet.
2. Ministri nuk mund tė ushtrojė asnjė veprimtari tjetėr shtetėrore dhe as tė jetė drejtues ose anėtar i organeve tė shoqėrive fitimprurėse.
3. Anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave gėzojnė imunitetin e deputetit.

Neni 104

1. Nė rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri refuzohet nga shumica e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditėve, zgjedh njė Kryeministėr tjetėr. Nė kėtė rast Presidenti emėron Kryeministrin e ri.
2. Kur Kuvendi nuk arrin tė zgjedhė Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikės shpėrndan Kuvendin.
3. Votimi i mocionit nuk mund tė bėhet pa kaluar 3 ditė nga paraqitja e tij.

Neni 105

1. Nė rast se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga njė e pesta e deputėteve miratohet nga shumica e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditėve, zgjedh njė Kryeministėr tjetėr. Nė kėtė rast Presidenti emėron Kryeministrin e ri.
2. Kur Kuvendi nuk arrin tė zgjedhė Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikės shpėrndan Kuvendin.
3. Votimi i mocionit nuk mund tė bėhet pa kaluar 3 ditė nga paraqitja e tij.

Neni 106

Kryeministri dhe ministrat janė tė detyruar tė qėndrojnė nė detyrė deri nė formimin e Kėshillit tė Ministrave pasardhės.

Neni 107

1. Nėpunėsit publikė zbatojnė ligjin dhe janė nė shėrbim tė popullit.
2. Nėpunėsit nė administratėn publike caktohen me konkurs, me pėrjashtim tė rasteve tė parashikuara nga ligji.
3. Garancitė e qėndrimit nė detyrė dhe trajtimi ligjor i nėpunėsve publikė rregullohen me ligj.


<< Përmbajtja >>

Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.