KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SE SHQIPĖRISĖ - Tetor 1998


PJESA XVIII - DISPOZITA KALIMTARE DHE TĖ FUNDIT

Neni 178

1. Ligjet dhe aktet e tjera normative tė miratuara para datės sė hyrjes nė fuqi tė kėsaj Kushtetute do tė zbatohen derisa nuk janė shfuqizuar.
2. Kėshilli i Ministrave i paraqet Kuvendit projektligjet e nevojshme pėr vėnien nė zbatim tė kėsaj Kushtetute.

Neni 179

1. Mandati i organeve kushtetuese qė do tė ekzistojnė me hyrjen nė fuqi tė kėsaj Kushtetute mbaron me afatet e parashikuara nė ligjin nr.7491, datė 29.4.1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me ndryshimet dhe plotėsimet pėrkatėse.
2. Anėtarėt e Gjykatės sė Kasacionit vazhdojnė veprimtarinė e tyre si anėtarė tė Gjykatės sė Lartė, sipas mandatit tė mėparshėm.
3. Anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė tė zgjedhur nga radhėt e prokurorėve zėvendėsohen me anėtarė tė rinj tė zgjedhur nga mbledhja e pėrgjithshme e gjyqtarėve.
4. Organet e pushtetit vendor vazhdojnė veprimtarinė deri nė mbarim tė mandatit tė tyre.

Neni 180

1. Marrėveshjet ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Republika e Shqipėrisė para hyrjes nė fuqi tė kėsaj Kushtetute konsiderohen tė ratifikuara sipas kėsaj Kushtetute.
2. Kėshilli i Ministrave i paraqet Gjykatės Kushtetuese marrėveshjet ndėrkombėtare, tė cilat pėrmbajnė dispozita qė vijnė nė kundėrshtim me kėtė Kushtetutė.

Neni 181

1. Kuvendi, brenda dy deri tre vjetėve nga hyrja nė fuqi e kėsaj Kushtetute, nxjerr ligje pėr rregullimin e drejtė tė ēėshtjeve tė ndryshme qė lidhen me shpronėsimet dhe konfiskimet e kryera para miratimit tė kėsaj Kushtetute, duke u udhėhequr nga kriteret e nenit 41.
2. Ligjet dhe aktet e tjera normative tė miratuara para datės sė hyrjes nė fuqi tė kėsaj Kushtetute dhe qė kanė tė bėjnė me shpronėsimet dhe konfiskimet, do tė zbatohen kur nuk vijnė nė kundėrshtim me tė.

Neni 182

Ligji nr.7491, datė 29.4.1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", si dhe ligjet e tjera kushtetuese shfuqizohen ditėn e hyrjes nė fuqi tė kėsaj Kushtetute.

Neni 183

Kjo Kushtetutė hyn nė fuqi me shpalljen nga Presidenti i Republikės.

K R Y E T A R I

Skėnder GJINUSHI

Nr. 8417

Datė: 21.10.1998


<< Përmbajtja >>

Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.