KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SE SHQIPĖRISĖ - Tetor 1998


PJESA XVI - MASAT E JASHTĖZAKONSHME

Neni 170

1. Masat e jashtėzakonshme mund tė vendosen pėr shkak tė gjendjes sė luftės, gjendjes sė jashtėzakonshme ose gjendjes sė fatkeqėsisė natyrore dhe zgjatin pėr aq kohė sa vazhdojnė kėto gjendje.
2. Parimet e veprimtarisė sė organeve publike dhe shkalla e kufizimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut gjatė gjithė periudhės sė ekzistencės sė gjendjeve qė kėrkojnė marrjen e masave tė jashtėzakonshme, pėrcaktohen me ligj.
3. Ligji duhet tė pėrcaktojė parimet, fushat dhe mėnyrėn e kompensimit tė humbjeve qė vijnė si rezultat i kufizimit tė tė drejtave dhe lirive gjatė marrjes sė masave tė jashtėzakonshme.
4. Aktet qė ndėrmerren si pasojė e marrjes sė masave tė jashtėzakonshme, duhet tė jenė nė pėrpjesėtim me shkallėn e rrezikut dhe duhet tė synojnė rivendosjen sa mė tė shpejtė tė kushteve pėr funksionimin normal tė shtetit.
5. Gjatė gjendjeve qė kėrkojnė marrjen e masave tė jashtėzakonshme, nuk mund tė ndryshohet asnjė prej kėtyre akteve: Kushtetuta, ligjet pėr zgjedhjet pėr Kuvendin dhe pėr organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet pėr masat e jashtėzakonshme.
6. Gjatė periudhės sė zbatimit tė masave tė jashtėzakonshme nuk mund tė zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund tė zhvillohet referendum, si dhe nuk mund tė zgjidhet njė President i ri i Republikės. Zgjedhjet vendore mund tė bėhen vetėm aty ku nuk zbatohen masat e jashtėzakonshme.

Neni 171

1. Nė rast agresioni tė armatosur kundėr Republikės sė Shqipėrisė, Presidenti i Republikės, me kėrkesė tė Kėshillit tė Ministrave, shpall gjendjen e luftės.
2. Nė rast kėrcėnimesh tė jashtme ose kur detyrimi pėr mbrojtje tė pėrbashkėt buron nga njė marrėveshje ndėrkombėtare, Kuvendi, me propozim tė Presidentit tė Republikės, shpall gjendjen e luftės, vendos gjendjen e mobilizimit dhe tė ēmobilizimit tė pėrgjithshėm ose tė pjesshėm.

Neni 172

1. Nė rastin e nenit 171 paragrafi 1, Presidenti i Republikės i paraqet Kuvendit dekretin pėr vendosjen e gjendjes sė luftės brenda 48 orėve nga nėnshkrimi i tij, duke specifikuar tė drejtat qė kufizohen.
2. Kuvendi merr nė shqyrtim menjėherė dhe vendos me shumicėn e tė gjithė anėtarėve pėr dekretin e Presidentit.

Neni 173

1. Nė rast rreziku pėr rendin kushtetues dhe pėr sigurinė publike, Kuvendi, me kėrkesė tė Kėshillit tė Ministrave, mund tė vendosė nė njė pjesė ose nė tė gjithė territorin e shtetit gjendjen e jashtėzakonshme, e cila zgjat pėr aq kohė sa vazhdon rreziku, por jo mė shumė se 60 ditė.
2. Me vendosjen e gjendjes sė jashtėzakonshme ndėrhyrja e forcave tė armatosura bėhet me vendim tė Kuvendit dhe vetėm kur forcat e policisė nuk janė nė gjendje tė rivendosin rendin.
3. Zgjatja e afatit tė gjendjes sė jashtėzakonshme mund tė bėhet vetėm me pėlqim tė Kuvendit ēdo 30 ditė, pėr njė periudhė jo mė shumė se 90 ditė.

Neni 174

1. Pėr parandalimin ose mėnjanimin e pasojave tė njė fatkeqėsie natyrore ose aksidenti teknologjik, Kėshilli i Ministrave mund tė vendosė, pėr njė periudhė jo mė tė gjatė se 30 ditė, gjendjen e fatkeqėsisė natyrore nė njė pjesė ose nė tė gjithė territorin e shtetit.
2. Zgjatja e gjendjes sė fatkeqėsisė natyrore mund tė bėhet vetėm me pėlqimin e Kuvendit.

Neni 175

1. Gjatė gjendjes sė luftės ose gjendjes sė jashtėzakonshme nuk mund tė kufizohen tė drejtat dhe liritė e parashikuara nga nenet: 15, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 29, 30, 31, 32, 34, 39 paragrafi 1, 41 paragrafėt 1, 2, 3 dhe 5, 42, 43, 48, 54, 55.
2. Gjatė gjendjes sė fatkeqėsisė natyrore mund tė kufizohen tė drejtat dhe liritė e parashikuara nga nenet: 37, 38, 41 paragrafi 4, 49, 51.
3. Aktet pėr shpalljen e gjendjes sė luftės, gjendjes sė jashtėzakonshme ose tė gjendjes sė fatkeqėsisė natyrore duhet tė cilėsojnė tė drejtat dhe liritė qė kufizohen sipas paragrafėve 1 dhe 2 tė kėtij neni.

Neni 176

Kur Kuvendi nuk mund tė mblidhet gjatė gjendjes sė luftės, Presidenti i Republikės, me propozim tė Kėshillit tė Ministrave, ka tė drejtė tė nxjerrė akte qė kanė fuqinė e ligjit, tė cilat duhet tė miratohen nga Kuvendi nė mbledhjen e tij mė tė parė.


<< Përmbajtja >>

Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.