KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SE SHQIPĖRISĖ - Tetor 1998


PJESA XIV - KONTROLLI I LARTĖ I SHTETIT

Neni 162

1. Kontrolli i Lartė i Shtetit ėshtė institucioni mė i lartė i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nėnshtrohet vetėm Kushtetutės dhe ligjeve.
2. Kryetari i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim tė Presidentit tė Republikės. Ai qėndron nė detyrė pėr 7 vjet, me tė drejtė rizgjedhjeje.

Neni 163

Kontrolli i Lartė i Shtetit kontrollon:

a) veprimtarinė ekonomike tė institucioneve shtetėrore e tė personave tė tjerė juridikė shtetėrorė;
b) pėrdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetėrore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor;
c) veprimtarinė ekonomike tė personave juridikė, nė tė cilėt shteti ka mė shumė se gjysmėn e pjesėve ose tė aksioneve, ose kur huat, kreditė dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti.

Neni 164

1. Kontrolli i Lartė i Shtetit i paraqet Kuvendit:
a) raport pėr zbatimin e buxhetit tė shtetit;
b) mendim pėr raportin e Kėshillit tė Ministrave pėr shpenzimet e vitit tė kaluar financiar para se tė miratohet nga Kuvendi;
c) informacion pėr rezultatet e kontrolleve sa herė qė kėrkohet nga Kuvendi.
2. Kontrolli i Lartė i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin vjetor tė veprimtarisė sė tij.

Neni 165

1. Kryetari i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit mund tė ftohet tė marrė pjesė dhe tė flasė nė mbledhjet e Kėshillit tė Ministrave, kur shqyrtohen ēėshtje qė lidhen me funksionet e tij.
2. Kryetari i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit ka imunitetin e gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė.


<< Përmbajtja >>

Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.