KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SE SHQIPĖRISĖ - Tetor 1998


PJESA E PARE -- PARIMET THEMELORE

Neni 1

1. Shqipėria ėshtė republikė parlamentare.
2. Republika e Shqipėrisė ėshtė shtet unitar dhe i pandashėm.
3. Qeverisja bazohet nė njė sistem zgjedhjesh tė lira, tė barabarta, tė pėrgjithshme e periodike.

Neni 2

1. Sovraniteti nė Republikėn e Shqipėrisė i pėrket popullit.
2. Populli e ushtron sovranitetin nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tij ose drejtpėrsėdrejti.
3. Pėr ruajtjen e paqes dhe tė interesave kombėtarė, Republika e Shqipėrisė mund tė marrė pjesė nė njė sistem sigurimi kolektiv, nė bazė tė njė ligji tė miratuar me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.

Neni 3

Pavarėsia e shtetit dhe tėrėsia e territorit tė tij, dinjiteti i njeriut, tė drejtat dhe liritė e tij, drejtėsia shoqėrore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombėtar dhe trashėgimia kombėtare, bashkėjetesa fetare, si dhe bashkėjetesa dhe mirėkuptimi i shqiptarėve me pakicat janė baza e kėtij shteti, i cili ka pėr detyrė t'i respektojė dhe t'i mbrojė.

Neni 4

1. E drejta pėrbėn bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė sė shtetit.
2. Kushtetuta ėshtė ligji mė i lartė nė Republikėn e Shqipėrisė.
3. Dispozitat e Kushtetutės zbatohen drejtpėrsėdrejti, pėrveē rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.

Neni 5

Republika e Shqipėrisė zbaton tė drejtėn ndėrkombėtare tė detyrueshme pėr tė.

Neni 6

Organizimi dhe funksionimi i organeve tė parashikuara nė kėtė Kushtetutė rregullohen me ligjet e tyre pėrkatėse, pėrveē rasteve kur nė Kushtetutė parashikohet ndryshe.

Neni 7

Sistemi i qeverisjes nė Republikėn e Shqipėrisė bazohet nė ndarjen dhe balancimin ndėrmjet pushteteve ligjvėnės, ekzekutiv dhe gjyqėsor.

Neni 8

1. Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar qė jeton jashtė kufijve tė saj.
2. Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat e shtetasve shqiptarė me banim tė pėrkohshėm ose tė pėrhershėm jashtė kufijve tė vet.
3. Republika e Shqipėrisė u siguron ndihmė shtetasve shqiptarė qė jetojnė e punojnė jashtė shtetit pėr tė ruajtur e pėr tė zhvilluar lidhjet me trashėgiminė kulturore kombėtare.

Neni 9

1. Partitė politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet tė pėrputhet me parimet demokratike.
2. Partitė politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e tė cilave mbėshteten nė metoda totalitariste, qė nxitin e pėrkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, qė pėrdorin dhunėn pėr marrjen e pushtetit ose pėr tė ndikuar nė politikėn shtetėrore, si edhe ato me karakter tė fshehtė janė tė ndaluara sipas ligjit.
3. Burimet financiare tė partive, si dhe shpenzimet e tyre bėhen kurdoherė publike.

Neni 10

1. Nė Republikėn e Shqipėrisė nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti ėshtė asnjanės nė ēėshtjet e besimit e tė ndėrgjegjes dhe garanton lirinė e shprehjes sė tyre nė jetėn publike.
3. Shteti njeh barazinė e bashkėsive fetare.
4. Shteti dhe bashkėsitė fetare respektojnė nė mėnyrė tė ndėrsjelltė pavarėsinė e njėri-tjetrit dhe bashkėpunojnė nė tė mirė tė secilit dhe tė tė gjithėve.
5. Marrėdhėniet ndėrmjet shtetit dhe bashkėsive fetare rregullohen mbi bazėn e marrėveshjeve tė lidhura ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre dhe Kėshillit tė Ministrave. Kėto marrėveshje ratifikohen nė Kuvend.
6. Bashkėsitė fetare janė persona juridikė. Ato kanė pavarėsi nė administrimin e pasurive tė tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve tė tyre, pėr sa nuk cenohen interesat e tė tretėve.

Neni 11

1. Sistemi ekonomik i Republikės sė Shqipėrisė bazohet nė pronėn private e publike, si dhe nė ekonominė e tregut dhe nė lirinė e veprimtarisė ekonomike.
2. Prona private dhe publike mbrohen njėlloj me ligj.
3. Kufizime tė lirisė sė veprimtarisė ekonomike mund tė vendosen vetėm me ligj dhe vetėm pėr arsye tė rėndėsishme publike.

Neni 12

1. Forcat e armatosura sigurojnė pavarėsinė e vendit, si dhe mbrojnė tėrėsinė territoriale dhe rendin e tij kushtetues.
2. Forcat e armatosura ruajnė asnjanėsinė nė ēėshtjet politike dhe i nėnshtrohen kontrollit civil.
3. Asnjė forcė e huaj ushtarake nuk mund tė vendoset dhe as tė kalojė nė territorin shqiptar, si dhe asnjė forcė ushtarake shqiptare nuk mund tė dėrgohet jashtė, pėrveēse me njė ligj tė miratuar me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.

Neni 13

Qeverisja vendore nė Republikėn e Shqipėrisė ngrihet nė bazė tė parimit tė decentralizmit tė pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit tė autonomisė vendore.

Neni 14

1. Gjuha zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė shqipja.
2. Flamuri kombėtar ėshtė i kuq me njė shqiponjė tė zezė dykrenore nė mes.
3. Stema e Republikės sė Shqipėrisė paraqet njė shqyt me fushė tė kuqe me njė shqiponjė tė zezė dykrenore nė mes. Nė krye tė shqytit, me ngjyrė tė artė, ėshtė vendosur pėrkrenarja e Skėnderbeut.
4. Himni kombėtar ėshtė "Rreth Flamurit tė Pėrbashkuar".
5. Festa Kombėtare e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė Dita e Flamurit, 28 Nėntori.
6. Kryeqyteti i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė Tirana.
7. Forma dhe pėrmasat e simboleve kombėtare, pėrmbajtja e tekstit tė himnit kombėtar, si dhe pėrdorimi i tyre rregullohen me ligj.


<< Përmbajtja >>

Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.