PROJEKTI I KUSHTETUTES SE REPUBLIKES SE SHQIPERISE (Janar 1993)


PJESA E TRETE -- STRUKTURA E QEVERISJES

KREU I PARLAMENTI

Neni 48

Pushteti ligjvenes ushtrohet nga Parlamenti, i cili perbehet nga nje dhome, me jo me pak se 140 anetare. Jo me pak se njeqind anetare zgjidhen sipas sistemit mazhoritar, por ne cdo rast secili rreth perben te pakten nje zone zgjedhjeje. Vendet e mbetura u shpemdahen partive ne proporcion me votat e fituara ne shkalle vendi ne raundin e pare.

Neni 49

Parlamenti zgjidhet per 4 vjet. Ne rast lufte ose gjendjeje te jashtezakonshme zgjatja e mandatit mund te behtet vetem me miratimin e Presidentit te Republikes. Zgjedhjet e Parlamentit te ri behen jo me vone se 60 dite nga dita e mbarimit te mandatit ose e shpemdarjes se Parlamentit te mepareshem. Mandati i Parlamentit vazhdon deri ne mbledhjen e pare te Parlamentit te ri.

Neni 50

Parlamenti thirret ne mbledhjen e pare nga Presidenti i Republikes, jo me vone se 20 dite nga perfundimi i zgjedlljeve. Parlamenti i zhvillon punimet vjetore ne dy sesione. Sesioni i pare fillon te henen e trete te Janarit dhe sesioni i dyte fillon te henen e pare te Shtatorit. Parlamenti mblidhet ne sesion te jashtezakonshem kur thirret nga Presidenti i Republikes, Kryeministri ose nje e treta e deputeteve.

Neni 51

Parlamenti zgjedh Kryetarin dhe zevendesin e tij. Parlamenti krijon nga gjiri i tij komisione te perhereshme dhe te perkoheshme. Parlamcnti Vendos me shumicen e anetareve te pranishem, me perjashtim te rasteve te parashikuara ndryshe nga kjo Kushtetute. Parlamenti funskionon sipas rregullores se miratuar prej tij.

Neni 52

Mbledhjet e Parlamentit behen te hapura. Me kerkesen e Presidentit te Republikes, Kryeministrit ose te nje te pestes se deputeteve, mbledhjet e Parlamentit mund te behen te mbylIura kur per kete kane votuar dy te tretat e anetareve.

Neni 53

Deputet mund te zgjidhet cdo sbtetas shqiptar me banim te perhereshem ne Shqiperi te pakten dy vitet e fundit (dhe qe ka mbushur moshen 21 vjec).

Neni 54

Deputetsia nuk pajtohet me asnje funksion tjeter shteteror ose privat. Ne qofte se nje deputet caktohet minister ai zevendesohet per kohen qe qendron ne kete detyre.

Neni 55

Deputeti perfaqeson te gjithe popullin dhe nuk lidhet me asnje mandat detyrues. Deputeti nuk ka pergjegjesi per mendimet e shprehura ose voten e dhene ne Parlament. Deputeti nuk mund te ndiqet penalisht pa autorizimin e Parlamentit. Ai mund te ndalohet pa autorizim vetem kur kapet ne kryerje e siper te nje krimi te rende.

Neni 56

Parlamenti nxjerr ligje qe i cmon te domosdoshme dhe te pershtatshme per te permbushur Pushtetin qe i njihet me Kushtetute.

Neni 57

Te drejten per te propozuar ligje e kane Qeveria (Kryeministri) dhe cdo deputet. Propozimi i ligjeve qe sjellin efekte financiare mund te behet vetem nga Qeveria (Kryeministri).

Neni 58

Projektligji votohet te pakten dy here, por jo ne te njejten dite.

Neni 59

Aktet e Parlamentit nenshkruhen nga Kryctari i tij.

Neni 60

Ligji quhet i shpaIIur, kur brenda 15 diteve nga paraqitja e tij, Presidenti i Republikes nuk ka ushtruar veton. Ligji hyn ne fuqi me kalimin e jo me pak se 10 diteve nga botimi ne Fletoren Zyrtare. Ne rastet e gjendjes se jashtezakonshme ose te luftes, kur Parlamenti vendos me dy te tretat e anetareve dhe Presidenti i Republikes jep pelqimin, ligji mund te hyje ne fuqi menjehere vetem pasi eshte njoftuar publikisht. Ligji duhet te botohet ne numrin me te pare te Fletores Zyrtare.

Neni 61

Presidenti i Republikes ka te drejte t'ia ktheje ligjin Parlamentit per rishqyrtim vetcm nje here. Vetoja e Presidentit mund te rrezohet kur kunder saj kane votuar me shume se gjysma e te gjithe numrit te deputeteve.

Neni 62

Kryeministri ne emer te Qeverise duhet te paraqese projekt ligjin per buxhetin ne flllim te sesionit te vjeshtes, i cili nuk mund te mbyllet pa e miratuar ate. Ne qofte se projektligji nuk arrin te miratohet deri ne fiIlim te vitit te ardhshem financiar. Qeveria zbaton buxhetin e vitit te mepareshem derisa te miratohet buxheti i ri.

Neni 63

Qeveria eshte e detyruar qe brenda sesionit te pare te vitit pasardhes ti paraqese Parlamentit per shqyrtim dhe miratim shpenzimet e vitit te kaluar. Asnje shpenzim nuk mund te autorizohet pervec se me ligj. Taksat dhe tatimet caktohen me ligj dhe vetem per qellime publike.

Neni 64

Me ligj, Parlamenti ratifikon traktatet qe sjeIlin ndryshime ne ligjet, jep amnisti. shpall gjendjen e luftes dhe ate te jashtezakonshme si dhe vendos per berjen e referendumit popullor. Kur shpaIl gjendjen e luftes dhe ate te jashtezakonshme Parlamenti me ligj mund te kufizoje ushtrimin e te drejtave te njeriut me perjashtim te te drejtave te parashikuara ne nenet 17 paragrafi i pare (liria e mendimit, e ndergjegjes dhe e fese), 27 (e drejta e jetes), 28 e 39 paragrafi i dyte (e drejta e trajtimit njerezor), 30 (e drejta per nje proces te regullt ligjor), 31 (garancite per ligjin penal prapaveprues), 33 (garancia nga vetinkriminimi), 34 (prezumimi i pafajsise) dhe 45 (barazia para ligjit) te Kushtetutes.

KREU II PRESIDENTI I REPUBLIKES

Neni 65

Presidenti i Republikes eshte Kryetar i Shtetit. President mund te zgjidhet vetem shtetasi shqiptar me banim jo me pak se 10 vjet ne Shqiperi dhe qe ka mbushur moshen 35 vjec.

Neni 66

Presidenti zgjidhet me votim te fshehte nga nje Trup Zgjedhor i perbere nga anetaret e Parlamentit si dhe nga dy perfaqsues te zgjedhur per cdo rreth, sipas menyres se caktuar me ligj. Ai quhet i zgjedhur kur per te kane votuar shumica e te gjithe anetareve te Trupit Zgjedhor. Ne rast se ne votimin e pare asnjeri nga kandidatet nuk ka marre shumicen e kerkuar, ne votimin e dyte, qe behet brenda 7 diteve, quhet i zgjedhur kandidati qe ka fituar me shume vota. Kur ka barazi votash, quhet i zgjedhur President me i moshuari. Presidenti fillon ne detyre pasi ben betimin para Trupit Zgjedhor, por jo me pare se te kete mbaruar mandati i Presidentit qe largohet. Pas betimit Trupi Zgjedhor shpemdahet (formula e betimit).

Neni 67

Presidenti i Repliblikes zgjidhet per 5 vjet me te drejte rizgjedhjeje vetem njehere. Zgjedhja e re e Presidentit behet jo me vone se 30 dite para mbarimit te kesaj periudhe. Mandati i Presidentit mund te zgjatet vetem kur Parlamenti nuk mund te mblidhet per shkak lufte ose fatkeqesie natyrore.

Neni 68

Presidenti i Republikes nuk mund te kryeje asnje funksion tjeter publik, partiak osc privat.

Neni 69

Presidenti i Republikes pergjigjet vetem per kryerjen e krimeve te renda. Shkarkimi i Presidentit per shkelje te renda te Kuhtetutes mund te kerkohet nga jo me pak se nje e katerta e deputeteve dhe vendoset nga jo me pak se dy te tretat e tyre.

Neni 70

Ne rast shkarkimi, vdekjeje, semundjeje te rende qe e ben te paafte per ushtrimin e detyres ose doreheqjeje te Presidentit, Kryetari i Parlamentit ze vendin dhe ushtron kompetencat e tij, me perjashtim te shpemdarjes se Parlamentit. Zgjedhja e Presidentit ne keto raste behet brenda 45 diteve.

Neni 71

Presidenti me propozim te Kryeministrit mund te shpemdaje Parlamentin.

Neni 72

Presidenti nenshkruan traktate dhe marreveshje nderkombetare. Ato qe parashikohen nga Neni 64 ratifikohen me pare nga Parlamenti. Presidenti emeron perfaqsuesit diplomatike te Shqiperise dhe pret perfaqsuesit e huaj.

Neni 73

Presidenti ushtron te drejten e faljes, jep shtetesine dhe lejon lenien e saj sipas ligjit, jep dekorata e tituj nderi, graden ushtarake te gjeneralit si dhe cakton daten e zgjedhjeve per Parlamentin, per organet e pushtetit lokal dhe Trupin Zgjedhor.

Neni 74

Presidenti eshte Kryekomandant i Forcave te Amratosura. Per qellime te mbrojtjes ai krijon organizma ndihmese. (Varianti i dyte: Presidenti i Republikes eshte Kryekomandant i Forcave te Armatosura dhe kryeson Keshillin e Mbrojtjes, te krijuar sipas ligjit).

Neni 75

Asnje akt i Presidentit nuk ka vIere pa kunderfirmen e Kryeministrit ose te ministrave perkates, pervec rasteve te parashikuara ne nenet 77 dhe 81.

Neni 76

Presidenti i drejton Parlamentit mesazhe per ceshtjet me te rendesishme te politikes shteterore.

KREU III QEVERIA

Neni 77

Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Qeveria, e cila perbehet nga Kryeministri dhe ministrat. Kryeministri zgjidhet nga Parlamenti me propozim te Presidentit te Republikes. Ne qofte se per dy here rradhazi kandidaturat e propozuara nuk fitojne, Presidenti shperndan Parlamentin.

Neni 78

Ministrat caktohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikes me propozim te Kryeministrit. Qeveria fillon ne detyre pasi ben betimin para Parlamentit ne menyren e caktuar me ligj.

Neni 79

Minister mund te caktohet kushdo qe ka cilesite qe kerkohen per deputetsi. Ministri nuk mund te ushtroje asnje funksion tjeter publik ose privat. Ministrat gezojne imunitet parlamentar dhe nuk mund te ndiqen penalisht pa autorizimin e Presidentit te Republikes.

Neni 80

Kryeministri perfaqson Qeverine, drejton politiken e pergiithshme te shtetit si dhe kontrollon deget e ndryshme te administrates publike. Kryeministri cakton nje nga ministrat si zevendes te tij. Kryeministri cakton zyrtaret e tjere te larte ekzekutive sic parashikohet me ligj.

Neni 81

Ne qofte se Parlamenti, me shumicen e anetareve, miraton mocionin e mosbesimit ose nuk pranon mocionin e besimit, Presidenti i Republikes brenda 10 diteve ose propozon Kryeministrin e ri ose vendos shpendarjen e Parlamentit. Ne kete rast te gjithe ministrat japin doreheqjen.

Neni 82

Qeveria vazhdon te qendroje ne detyre deri ne betimin e Qeverise se re.

Neni 83

Kur Parlamenti ndodhet ne pushim dhe nuk mund te mblidhet, Qeveria ka te drejte te nxjerre dekretligje, te cilat i parashtrohen Parlamentit per shqyrtim ne sesionin e ardhshem. Ne rast te kundert ato bien vetvetiu nga fuqia. Dekretligji hyn ne fuqi vetem pasi eshte njoftuar publikisht dhe per kete ka dhene pelqimin Presidenti i Republikes. Dekretligji duhet te botohet ne numrin me te pare te Fletores Zyrtare.

Neni 84

Kryeministri pergjigjet politikisht dhe jep lIogari para Parlamentit per politiken e pergjithshme te Qeverise, ministrat per veprimtarine e tyre perkatese.

Neni 85

Ndjekja penale ushtrohet nga Prokurori i Pergjithshem nen autoritetin e Ministrit te Drejtesise. Prokurori i Pergjithshem si dhe zevendesi i tij caktohen nga Presidenti i Republikes me propozim te Kryeministrit.

KREU IV QEVERISJA LOKALE

Neni 86

Territori i Republikes se Shqiperise ndahet ne komuna, bashki dhe rrethe, te cilat qeverisen mbi bazen e decentralizimit. Organizimi dhe kompetencat e organet e te pushtetit lokal behen me ligj.

Neni 87

Organet e pushtetit lokal kane pasurite dhe buxhetin e tyre. Burimet financiare dh menyrat e perdorimit te tyre si dhe detyrimet ndaj shtetit, caktohen me ligj.

Neni 88

Me propozim te Kryeministrit, Presidenti i Rcpublikes mund te shpemdaje organet e zgjedhura te pushtetit lokal.

KREU V GJYQESORI

Neni 89

Pushteti gjyqsor ushtrohet nga Gjykata e Larte dhe nga gjykatat e tjera qe krijohen me ligj. Gjykata e Larte perbehet nga 9 gjyqtare. Kryetari i saj caktohet nga Parlamenti me propozim te Presidentit te Republikes per pese vjet, me te drejte ricaktimi.

Neni 90

Gjyqtaret caktohen nga Parlamenti me propozim te Presidentit te Republikes. Koha e qendrimit te tyre ne detyre nuk mund te kufizohet si dhe paga dhe perfitimet e tyre nuk mund te ulen. Parlamenti nuk mund ti heqe ata nga detyra pervec se per kryerjen e nje krimi te rende.

Neni 91

Gjyqtaret nuk mund te merren me politike. Ata mund te hiqen per veprimtari politike vetem me vendim te Gjykates se Larte.

Neni 92

Cdo gjyqtar, ne ceshtjet e kompetences se tij, ka te drejte te zbatoje drejtpersedrejti Kushtetuten.

Neni 93

Cdo vendim gjyqsor duhet te tregoje faktet dhe ligjin ku ai mbeshtetet. Gjykata duhet te botoje vendimet si dhe mendimet ne pakice te gjyqtareve, pervec rasteve kur te gjitha palet jane kunder.

Neni 94

Gjykimi i krimeve behet me juri, e cila gjykon per ligjin dhe per faktet. Juria nuk mund te perbehet nga me pak se pese anetare.

Neni 95

Parlamenti vendos proceduren ligjore per ceshtjet gjyqsore si dhe per caktimin e denimeve, por nuk mund te zgjidhe asnje ceshtje konkrete.

Neni 96

Parlamenti mund te krijoje gjykata te specializuara, por ne asnje rast gjykata per ceshtie te vecanta.

Neni 97

Gjyqtari nuk mban pergjegjesi per vendimet qe jep pervec se me miratim te Gjykates se Larte. Ai nuk mban pergjegjesi per mendimet e tij ne pakice.

Neni 98

Gjykatat kane buxhet te vacnte.

Neni 99

Qenia gjyqtar nuk pajtohet me asnje funksion shteteror ose privat.
<< Përmbajtja >>

Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.