PROJEKTI I KUSHTETUTES SE REPUBLIKES SE SHQIPERISE (Janar 1993)


PJESA E DYTE -- TE DREJTAT DHE LIRITE E NJERIUT

Neni 17

Liria e mendimit, ndergjegjes, ose e besimit eshte e padhunueshme. Nuk mund te nxirret asnje ligj qe te heqe ose te kufizoje paraprakisht lirine e fjales, te shkrimit ose te mjeteve te tjera te komunikimit, pervecse ne rastet e mbrojtjes se interesit te femijeve ose te jetes se njerezve. Gjithkush ka te drejte te shprehe lirisht mendimet nepermjet fjales, shkrimit ose šdo mjeti tjeter te perhapjes, por pergjigjet sipas ligjit per shperdorimin e kesaj te drcjte. E drejta per tu informuar nuk mund ti mohohet askujt.

Neni 18

Shteti nuk mund te cenoje jeten private te personit. Te dhena rreth jetes private te nje personi mund te mblidhen vetem me lejen e tij, ose kur eshte e domosdoshme te kryhen hetime per nje veper penale, ose me aprovimin e Prokurorit te Pergjithshem kur kjo eshte e domosdoshme per sigurimin kombetar. Askujt nuk mund ti mohohet e drejta qe te njihet me te dhenat e mbledhura rreth tij. vecse me vendim gjyqsor per te mbrojtur interesat e procesit penal ose te sigurimit kombetar. Shteti nuk mund te cenoje fshehtesine e korrespondences ose te šdo forme tjeter te komunikimit privat, perveš se me vendim gjyqesor per te mbrojtur interesat e procesit penal ose me miratimin e Prokurorit te Pergjithshem, kur kjo eshte e domosdoshme pcr sigurimin kombetar. Hyrja ne banese mund te behet pa pelqimin e personit qe banon ne te. vetem me vendim gjyqesor ne rastet e parashikuara me ligj ose per te shmangur nje rrezik te atyperatyshem per jeten e njerezve. Askujt nuk mund ti behct kontroll personal me perjashtim te rasteve te hyrjes ne territorin e shtetit dhe te daljes prej tij ose per te menjanuar nje rrezik te atyperatyshem qe i kanoset sigurimit publik.

Neni 19

Askujt nuk mund ti mohohet e drejta te organizohet kolektivisht per cfaredo qellimi te ligjshem. Kufizime ne ushtrimin e kesaj te drejte per punonjesit e sherbimit publik mund te caktohen me ligj.

Neni 20

Grumbullimet paqesore dhe pa arme nuk mund te kufizohen. (Grumbullimet ne vendet per perdorim te lire publik mund te behen pa kerkese paraprake.) Grumbullimet ne sheshet dhe vendet e kalimit publik behen me lejen paraprake te organit competent, i cili mund te mos i lejoje vetem per shkaqe te bazuara qe rrezikojne seriozisht rendin dhe sigurimin publik.

Neni 21

Askujt nuk mund ti mohohet e drejta te kete prone private vetem ose se bashku me te tjeret. Fitimi, gezimi dhe tjetersimi i prones si dhe e drejta e trashegimise rregullohet me ligj. Askush nuk mund te shpronesohet, pervec se per nje interes publik dhc kundrejt shperblimit te duhur.

Neni 22

E drejta e punonjesve per greve qe synon permiresimin e kushteve te punes, te pages ose te šdo perfitimi tjeter nga puna nuk mund te kufizohet. Me ligj mund te vendosen kufizime per kategori te caktuara punonjesish.

Neni 23

Askujt nuk mund ti mohohet e drejta qe vešas ose se bashku me te tjeret t`u drejtohet organeve shteterore te šdo nive1i.

Neni 24

Te gjithe personat e lindur ne Shqiperi jane shtetas shqiptare. Asnje personi te lindur qofte edhe nga nje prind shqiptar nuk mund ti mohohet shtetesia shqiptare. Askujt nuk mund ti hiqet shtetesia shqiptare pa pelqimin e tij.

Neni 25

Askujt nuk mund ti mohohet e drejta e ndryshimit te vendbanimit ose e levizjes brenda Shqiperise per cfaredo qellimi te ligjshem. Shtetasit mund te dalin jashte shtetit dhe te kthehen lirisht. Asnje shtetas shqiptar nuk mund te debohet. Ndalohet debimi kolektiv i te huajve. Debimi I individeve te huaj lejohet ne kushtet e caktuara me ligj.

Neni 26

Cdo shtetas qe ka mbushur moshen 18 vješ ka te drejten e zgjedhjes, Vota eshte personale, e barabarte dhe e fshehte.

Neni 27

E drejta e šdo njeriu per te jetuar mbrohet me ligj. Askujt nuk mund ti hiqet jeta, pervec se me vendim te gjykates per nje krim tejet te rende, per te cilin denimi me vdekje eshte parashikuar me ligj. Denimi me vdekje nuk mund te jepet ndaj grave, ose ndaj te rinjve, te cilet ne kohen e kryerjes se krimit kane qene nen moshcn 18 vješ.

Neni 28

Askush nuk mund ti nenshtrohet tortures, ose denimit apo trajtimit mizor, šnjerezor ose poshterues.

Neni 29

Askujt nuk mund ti kerkohet te kryeje nje pune te detyruar, pervec se ne rastet e ekzekutimit te nje vendimi te gjykates, te kryerjes se nje sherbimi qe rrjedh nga nje gjendje e jashtzakonshme ose fatkeqesi natyrore qe kercenon jeten ose shendetin e njerezve.

Neni 30

Liria, prona, ose te drejtat e pranuara me ligj nuk mund te cenohen pa nje prošes te rregullt ligjor. Askujt nuk mund ti hiqet e drejta per nje gjykim te drejte, publik dhe te shpejte nga nje gjykate kopetente, e pavarur dhe e paaneshme. Prania e publikut dhe e mjeteve te informacionit mund te kufizohet gjate gjykimit, kur kete e kerkojne interesat e rendit ose te moralit publik, te sigurimit kombetar, te jetes private te paleve ose te drejtesise.

Neni 31

Askush nuk mund te akuzohet ose te deklarohet fajtor per nje veper penale, e cila nuk konsiderohej si e tille me ligj ne kohen e kryerjes se saj. Nuk mund te jepet nje denim me i rende se sa ai qe ka qene i parashikuar ne ligj ne kohen e kryerjes se vepres penale. Ligji penal favorizues ka fuqi prapavepruese.

Neni 32

Askush nuk mund te ndalohet pa te dhena te mjaftueshme. I ndaluari duhet te njoftohet menjehere per shkakun e ndalimit dhe brenda nje kohe te arsyeshme te paraqitet perpara nje autoriteti gjyqsor. Askush nuk mund te mbahet i ndaluar per me teper se 72 ore pa miratim gjyqsor. Cdo person i ndaluar ose i arrestuar ka te drejte te komunikoje menjehere me avokatin. I arrestuari ka te drejte te ankohet ne gjykate kunder arrestimit te tij.

Neni 33

Askush nuk mund te detyrohet te deshmoje ose te pohoje kunder vetvetes.

Neni 34

Askush nuk mund te konsiderohet fajtor sa kohe qe nuk i eshte provuar fajesia. Askush nuk mund te deklarohet fajtor mbi bazen e te dhenave te mbledhura ne menyre te paligjshme.

Neni 35

Askush nuk mund te denohet pa qene i pranishem ne gjyq.

Neni 36

Gjate procesit penal, askujt nuk mund ti hiqet e drejta:
(a) te vihet ne dijeni menjehere dhe hollesisht per akuzen qe i behet:
(b) te kete kohen dhe lehtesite e mjaftueshme per te pergatitur mbrojtjen e vet:
(c) te kete ndihmen pa pagese te nje perkthyesi kur nuk f1et ose nuk kupton gjuhen shqipe:
(d) te mbrohet vete ose me ndihmen e nje mbrojtesi ligjor te zgjedhur prej tij si dhe te komunikoje lirisht dhe privatisht me te; ti sigurohet mbrojtje falas kur nuk ka mjete te mjaftueshme; (dhe) ti beje pyetje deshmitareve te pranishem dhe te kerkoje paraqitjen, si deshmitare, te ekperteve dhe personave te tjere te cilet mund te sqarojne faktet.

Neni 37

Askush nuk mund te gjykohet ose te denohet me shume se nje here per te njejten veper penale, me perjashtim te rasteve kur eshte vendosur rigjykimi i ceshtjes nga nje gjykate me e larte. Askush, qe eshte deklaruar i pafajshem, nuk mund te rigjykohet per te njejten veper penale.

Neni 38

Askujt nuk mund ti mohohet e drejta per te apeluar nje vendim gjyqsor ne nje gjykate me te larte te krijuar me ligj.

Neni 39

Askujt nuk mund ti mohohet e drejta te reabilitohet dhe kompensohet ne perputhje me ligjin ne rast se ai eshte denuar per shkak te mosushtrimit te rregullt te drejtesise, si dhe te ke'rkoje rivendosjen e se drejtes se shkelur nga nje akt administrativ. Asnje te burgosuri nuk mund ti mohohet trajtimi njerezor dhe reabilitimi moral.

Neni 40

Askujt nuk mund ti mohohet arsimi falas, qe zgjat jo me pak se tete vjet. Arsimi i mesem eshte i hapur per te gjithe. Ndjekja e arsimit te larte mund te kushtezohet vetem me arritjet ne mesim. Nxenesit dhe studentet kane te drejte te arsimohen edhe ne shkol1at private.

Neni 41

Kushdo ka te drejten e sigurimeve shoqerore ne pleqeri ose kur eshte i paafte per pune, sipas nje sistemi te caktuar me ligj.

Neni 42

Martesa dhe familja gezojne mbrojtje te vecante te shtetit. Zgjidhja e marteses rregul1ohet me ligj.

Neni43

Femijet, te rinjte, grate shtatzena dhe nenat e reja kane te drejten e nje mbrojtjeje te vecante me ligj.

Neni 44

Askujt nuk mund ti mohohet mundesia per te gezuar ne menyre te barabarte kujdesin shendetsor te shtetit. Mjekimi i detyrueshem behet vetem ne dobi te pacientit ne rastet e caktuara me ligj.

Neni 45

Te gjithe shtetasit jane te barabarte para ligjit. Askush nuk mund te diskriminohet per shkak te seksit, races, fese, etnise, bindjes politike ose perkatesise prindore.

Neni 46

Shteti nuk mund te kufizoje shprehjen, ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kulturor, fetar dhe gjuhesor te pakicave etnike. Kjo e drejte nuk mund te interpretohet ne ate menyre qe te perligje akte te cilat nxisin ndarjet dhe grindjet etnike. Askush nuk mund te detyrohet te deklaroje kombesine e tij.

Neni 47

Askujt, te cilit i eshte cenuar nje e drejte e njohur me kete Kushtetute, nuk mund ti mohohet rivendosja efektive e se drejtes ne gjykate.
<< Përmbajtja >>

Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.