KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SE SHQIPĖRISĖ - Tetor 1998


PJESA VI - QEVERISJA VENDORE

Neni 108

1. Njėsitė e qeverisjes vendore janė komunat ose bashkitė dhe qarqet. Njėsi tė tjera tė qeverisjes vendore rregullohen me ligj.
2. Ndarjet administrative-territoriale tė njėsive tė qeverisjes vendore caktohen me ligj mbi bazėn e nevojave e tė interesave tė pėrbashkėt ekonomikė dhe tė traditės historike. Kufijtė e tyre nuk mund tė ndryshohen pa u marrė me parė mendimi i popullsisė qė banon nė to.
3. Komuna dhe bashkia janė njėsi bazė tė qeverisjes vendore. Ato kryejnė tė gjitha detyrat vetėqeverisese, me pėrjashtim tė atyre qė me ligj u jepen njėsive tė tjera tė qeverisjes vendore.
4. Vetėqeverisja nė njėsitė vendore ushtrohet nėpėrmjet organeve tė tyre pėrfaqėsuese dhe referendumeve vendore. Parimet dhe procedurat pėr zhvillimin e referendumit vendor parashikohen me ligj nė pėrputhje edhe me nenin 151 paragrafi 2.

Neni 109

1. Organet pėrfaqėsuese tė njėsive bazė tė qeverisjes vendore janė kėshillat, tė cilėt zgjidhen ēdo tre vjet me zgjedhje tė pėrgjithshme, tė drejtpėrdrejta dhe me votim tė fshehtė.
2. Organi ekzekutiv i bashkisė ose i komunės ėshtė kryetari, i cili zgjidhet drejtpėrdrejt nga populli nė mėnyrėn e parashikuar nė paragrafin 1 tė kėtij neni.
3. Tė drejtėn e zgjedhjes nė kėshillat vendorė dhe si kryetar bashkie ose komune e kanė vetėm shtetasit qė janė me banim tė pėrhershėm nė territorin e njėsisė vendore pėrkatėse.
4. Organet e njėsive tė qeverisjes vendore kanė tė drejtė tė formojnė bashkime dhe institucione tė pėrbashkėta me njėri-tjetrin pėr pėrfaqėsimin e interesave tė tyre, tė bashkėpunojnė me njėsitė vendore tė vendeve tė tjera, si dhe tė pėrfaqėsohen nė organizatat ndėrkombėtare tė pushteteve vendore.

Neni 110

1. Qarku pėrbėhet nga disa njėsi bazė tė qeverisjes vendore me lidhje tradicionale, ekonomike e sociale dhe tė interesave tė pėrbashkėt.
2. Qarku ėshtė njėsia ku ndėrtohen e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikėn shtetėrore.
3. Organi pėrfaqėsues i qarkut ėshtė kėshilli i qarkut. Bashkitė dhe komunat delegojnė anėtarė nė kėshillin e qarkut nė pėrpjesėtim me popullsinė e tyre, por pėr ēdo rast tė paktėn njė anėtar. Kryetarėt e komunave dhe tė bashkive janė kurdoherė anėtarė tė kėshillit tė qarkut. Anėtarėt e tjerė tė tij zgjidhen me lista pėrpjesėtimore ndėr kėshilltarėt bashkiakė ose komunalė nga kėshillat pėrkatės.
4. Kėshilli i qarkut ka tė drejtė tė nxjerrė urdhėresa dhe vendime me fuqi detyruese tė pėrgjithshme pėr qarkun.

Neni 111

1. Njėsitė e qeverisjes vendore janė persona juridikė.
2. Njėsitė e qeverisjes vendore kanė buxhet tė pavarur, i cili krijohet nė mėnyrėn e parashikuar me ligj.

Neni 112

1. Njėsive tė qeverisjes vendore mund t'u delegohen me ligj kompetenca tė administratės shtetėrore. Shpenzimet qė kryhen pėr ushtrimin e delegimit, pėrballohen nga shteti.
2. Organeve tė qeverisjes vendore mund t'u vihen detyrime vetėm nė pėrputhje me ligjin ose sipas marrėveshjeve qė ato lidhin. Shpenzimet qė lidhen me detyrimet qė u vihen me ligj organeve tė qeverisjes vendore pėrballohen nga buxheti i shtetit.

Neni 113

1. Kėshillat komunalė, bashkiakė dhe tė qarkut:
a) rregullojnė dhe administrojnė nė mėnyrė tė pavarur ēėshtjet vendore brenda juridiksionit tė tyre;
b) ushtrojnė tė drejtat e pronės, administrojnė nė mėnyrė tė pavarur tė ardhurat e krijuara, si dhe kanė tė drejtė tė ushtrojnė veprimtari ekonomike;
c) kanė tė drejtė tė mbledhin dhe tė shpenzojnė tė ardhurat qė janė tė domosdoshme pėr ushtrimin e funksioneve tė tyre;
ē) kanė tė drejtė tė vendosin, nė pėrputhje me ligjin, taksa vendore, si dhe nivelin e tyre;
d) caktojnė rregullat pėr organizimin dhe funksionimin e tyre nė pajtim me ligjin;
dh) krijojnė simbolet e qeverisjes vendore, si dhe titujt vendorė tė nderit;
e) ndėrmarrin nisma pėr ēėshtje vendore pėrpara organeve tė caktuara me ligj.
2. Organet e njėsive tė qeverisjes vendore nxjerrin urdhėresa, vendime dhe urdhra.
3. Tė drejtat pėr vetėqeverisje tė njėsive tė qeverisjes vendore mbrohen nė gjykatė.

Neni 114

Kėshilli i Ministrave cakton prefektin si pėrfaqėsues tė tij nė ēdo qark. Kompetencat e prefektit caktohen me ligj.

Neni 115

1. Organi i zgjedhur drejtpėrdrejt i njėsisė qeverisėse vendore mund tė shpėrndahet ose tė shkarkohet nga Kėshilli i Ministrave pėr shkelje tė rėnda tė Kushtetutės ose tė ligjeve.
2. Organi i shpėrndarė ose i shkarkuar mund tė ankohet nė Gjykatėn Kushtetuese brenda 15 ditėve, dhe nė kėtė rast vendimi i Kėshillit tė Ministrave pezullohet.
3. Nė rastin e mosushtrimit tė sė drejtės sė ankimit brenda 15 ditėve, ose nė rastin e lėnies nė fuqi tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikės cakton datėn e zgjedhjeve nė njėsinė vendore pėrkatėse.


<< Përmbajtja >>

Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.