KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SE SHQIPĖRISĖ - Tetor 1998


PJESA XV - FORCAT E ARMATOSURA

Neni 166

1. Shtetasit shqiptarė kanė pėr detyrė tė marrin pjesė nė mbrojtjen e Republikės sė Shqipėrisė, siē parashikohet nė ligj.
2. Shtetasi qė, pėr arsye ndėrgjegjeje, nuk pranon shėrbimin me armė nė forcat e armatosura, ėshtė i detyruar tė kryejė njė shėrbim alternativ, siē parashikohet nė ligj.

Neni 167

1. Ushtarakėt e shėrbimit aktiv nuk mund tė zgjidhen ose tė emėrohen nė detyra tė tjera shtetėrore dhe as tė marrin pjesė nė parti ose nė veprimtari politike.
2. Pjesėtarėt e forcave tė armatosura ose personat qė kryejnė shėrbim alternativ, gėzojnė tė gjitha tė drejtat dhe liritė kushtetuese, pėrveē rasteve kur ligji parashikon ndryshe.

Neni 168

1. Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė pėrbėhen nga forcat tokėsore, detare dhe ajrore.
2. Presidenti i Republikės ėshtė Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura.
3. Kėshilli i Sigurimit Kombėtar ėshtė organ kėshillimor i Presidentit tė Republikės.

Neni 169

1. Presidenti i Republikės, nė kohė paqeje, ushtron drejtimin e Forcave tė Armatosura nėpėrmjet Kryeministrit dhe ministrit tė Mbrojtjes.
2. Presidenti i Republikės, nė kohe lufte, emėron dhe shkarkon Komandantin e Forcave tė Armatosura me propozim tė Kryeministrit.
3. Presidenti i Republikės, me propozim tė Kryeministrit, emėron dhe shkarkon Shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm, si dhe, me propozim tė ministrit tė Mbrojtjes, emėron dhe shkarkon komandantėt e forcave tokėsore, detare dhe ajrore.
4. Kompetencat e Presidentit tė Republikės si Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura dhe ato tė Komandantit tė Forcave tė Armatosura dhe varėsia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj.


<< Përmbajtja >>

Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.