KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SE SHQIPĖRISĖ - Tetor 1998


PJESA XIII - FINANCAT PUBLIKE

Neni 155

Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombėtare e vendore, lehtėsimi ose pėrjashtimi prej tyre i kategorive tė caktuara tė paguesve, si dhe mėnyra e mbledhjes sė tyre caktohen me ligj. Nė kėto raste ligjit nuk mund t'i jepet fuqi prapavepruese.

Neni 156

Shteti mund tė marrė e tė garantojė hua dhe kredi financiare, kur autorizohet me ligj.

Neni 157

1. Sistemi buxhetor pėrbėhet nga buxheti i shtetit dhe nga buxhetet vendore.
2. Buxheti i shtetit krijohet nga tė ardhurat e mbledhura prej taksave, tatimeve dhe detyrimeve tė tjera financiare, si dhe nga tė ardhura tė tjera tė ligjshme. Ai pėrfshin tė gjitha shpenzimet e shtetit.
3. Organet vendore caktojnė dhe mbledhin taksa dhe detyrime tė tjera siē pėrcaktohet me ligj.
4. Organet e pushtetit qendror dhe atij vendor janė tė detyruara t'i bėjnė publike tė ardhurat dhe shpenzimet.

Neni 158

1. Kryeministri, nė emėr tė Kėshillit tė Ministrave, i paraqet Kuvendit projektligjin pėr buxhetin e shtetit gjatė sesionit tė vjeshtės, i cili nuk mund tė mbyllet pa e miratuar atė.
2. Nė qoftė se projektligji nuk arrin tė miratohet deri nė fillim tė vitit tė ardhshėm financiar, Kėshilli i Ministrave zbaton ēdo muaj njė tė dymbėdhjetėn e buxhetit tė vitit paraardhės, derisa tė miratohet buxheti i ri.
3. Kuvendi miraton buxhetin e ri brenda 3 muajve nga dita e mbarimit tė vitit tė kaluar financiar, pėrveēse nė rastet e vendosjes sė masave tė jashtėzakonshme.
4. Kėshilli i Ministrave ėshtė i detyruar t'i paraqesė raport Kuvendit lidhur me zbatimin e buxhetit dhe me borxhin shtetėror pėr vitin e kaluar.
5. Kuvendi vendos pėrfundimisht pasi dėgjon edhe raportin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit.

Neni 159

Parimet dhe procedurat pėr hartimin e projektbuxhetit, si dhe pėr zbatimin e buxhetit pėrcaktohen me ligj.

Neni 160

1. Gjatė vitit financiar Kuvendi mund tė bėjė ndryshime nė buxhet.
2. Ndryshimet nė buxhet bėhen sipas procedurės sė parashikuar pėr hartimin dhe miratimin e vetė buxhetit.
3. Shpenzimet e parashikuara me ligje tė tjera nuk mund tė ulen sa kohė qė kėto ligje janė nė fuqi.

Neni 161

1. Banka Qendrore e shtetit ėshtė Banka e Shqipėrisė. Ajo ka tė drejtėn ekskluzive tė nxjerrjes e tė qarkullimit tė monedhės shqiptare, tė zbatimit tė pavarur tė politikės monetare dhe tė mbajtjes e tė administrimit tė rezervave valutore tė Republikės sė Shqipėrisė.
2. Banka e Shqipėrisė drejtohet nga njė kėshill, i cili kryesohet nga Guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim tė Presidentit tė Republikės pėr 7 vjet, me tė drejtė rizgjedhjeje.


<< Përmbajtja >>

Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.