KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SE SHQIPĖRISĖ - Tetor 1998


PJESA XI - REFERENDUMI

Neni 150

1. Populli, nėpėrmjet 50 mijė shtetasve me tė drejtė vote, ka tė drejtėn e referendumit pėr shfuqizimin e njė ligji, si dhe t'i kėrkojė Presidentit tė Republikės zhvillimin e referendumit pėr ēėshtje tė njė rėndėsie tė veēantė.
2. Kuvendi, me propozimin e jo mė pak se njė sė pestės sė deputetėve ose me propozimin e Kėshillit tė Ministrave, mund tė vendosė qė njė ēėshtje ose njė projektligj i njė rėndėsie tė veēantė tė shtrohet nė referendum.
3. Parimet dhe procedurat pėr zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmėria e tij parashikohen me ligj.

Neni 151

1. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikės.
2. Ēėshtjet qė lidhen me tėrėsinė territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė, me kufizimin e lirive dhe tė drejtave themelore tė njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare tė shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes sė jashtėzakonshme, me deklarimin e luftės dhe tė paqes dhe me amnistinė nuk mund tė shtrohen nė asnjė referendum.
3. Referendumi pėr tė njėjtėn ēėshtje nuk mund tė pėrsėritet pėrpara se tė kenė kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij.

Neni 152

1. Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmėrinė e ēėshtjeve tė shtruara pėr referendum sipas nenit 150 paragrafėt 1 e 2, nenit 151 paragrafėt 2 e 3 edhe sipas nenit 177 paragrafėt 4 e 5 brenda 60 ditėve.
2. Rėndėsia e ēėshtjeve tė veēanta, tė parashikuara nė nenin 150 paragrafėt 1 e 2 nuk ėshtė objekt gjykimi nė Gjykatėn Kushtetuese.
3. Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikės brenda 45 ditėve pas shpalljes sė vendimit pozitiv tė Gjykatės Kushtetuese ose pas kalimit tė afatit brenda tė cilit Gjykata Kushtetuese duhet tė shprehej. Gjatė vitit referendumet zhvillohen vetėm nė njė ditė.


<< Përmbajtja >>

Copyright © 2001 -- The HTML version was prepared by IPLS - Institute for Policy & Legal Studies. All rights reserved.